Donald Trump është një hap më afër që të jetë kandidati republikan për president, pasi fitoi zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër.
Trump fitoi përballë Nikki Haley, e cila ishte shprehur e sigurtë që do të frenonte ish-presidentin. Tump më herët fitoi lehtësisht zgjedhjet parlamentare në Ajova javën e kaluar.
Pavarësisht performancës së saj zhgënjyese në Nju Hempshër, Haley këmbënguli se do të vazhdonte në shtetin e saj të lindjes, Karolinën e Jugut, e cila do të mbajë zgjedhjet e saj republikane muajin e ardhshëm.
Trump mund të mburret si kandidati i parë presidencial republikan që fiton garat e hapura në Ajova dhe Nju Hempshër që kur dy shtetet filluan të udhëheqin kalendarin zgjedhor në vitin 1976. Nëse Trump merr emërimin e Partisë Republikane kjo do të ishte hera e tretë që ai kandidon për Shtëpinë e Bardhë.
Fitoret e lehta në të dy shtetet tregojnë aftësitë e Trump për të bashkuar rreth vetes rrymat e ndryshme republikane. Ai fitoi mbështetjen e konservatorëve evangjelistë që kanë ndikim tek votuesit më të moderuar në shtetet Ajova dhe Nju Hempshirë, çka ai shpreson ta përsërisë ndërsa zgjedhjet paraprake zgjerohen edhe në shtetet e tjera amerikane.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo