Bota

Trump i ashpër me Vatikanin: Pa mua, Leone s’do ishte Papë

Objektivi i fundit i Donald Trump është Papa Leone. Presidenti i Shteteve të Bashkuara deklaroi para gazetarëve se “nuk është një fans i madh” i Papa Leonit XIV, pas thirrjes së këtij të fundit për paqe.

“Nuk jam një fans i madh i Papa Leonit. Është një person shumë liberal dhe një njeri që nuk beson në luftën kundër krimit”, u shpreh ai në Maryland. Më pas e akuzoi Papën se “po luan me një vend që kërkon armë bërthamore”.

Por sulmi i presidentit vazhdoi edhe në rrjetin e tij social Truth.

“Nuk dua një Papë që mendon se është e drejtë që Irani të ketë armë bërthamore. Papa Leone është i dobët ndaj krimit dhe i keq në politikën e jashtme”, shkroi ai.

Trump shkoi edhe më tej, duke thënë se Papa duhet të jetë mirënjohës, pasi sipas tij zgjedhja e tij ishte një “surprizë tronditëse” dhe nuk ishte në listën e kandidatëve. Madje pretendoi se u zgjodh sepse ishte amerikan dhe si një mënyrë për t’u përballur me të.

“Nëse nuk do të isha në Shtëpinë e Bardhë, Leone nuk do të ishte në Vatikan”, shtoi ai.

Ai krahasoi gjithashtu Papën me vëllain e tij Louis, për të cilin tha se e pëlqen më shumë, pasi është mbështetës i fortë i MAGA-s.

“Louis e ka kuptuar gjithçka, ndërsa Leone jo”, u shpreh Trump.

Në fund, presidenti theksoi se nuk dëshiron një Papë që kritikon SHBA-të për veprimet e tij, duke shtuar se po bën pikërisht atë për të cilën është zgjedhur: uljen e kriminalitetit dhe forcimin e ekonomisë.

/tiranapost

Të Ngjashme