Lajme

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj automjeteve kanadeze pas dështimit të negociatave

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me vendosjen e tarifave të reja prej 50 për qind ndaj automjeteve, kamionëve, pjesëve të automjeteve dhe çelikut nga Kanadaja, duke filluar nga 1 janari 2027.

Ndërkohë, kryeministri kanadez Mark Carney ka paralajmëruar kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane. Kanadaja do të vendosë tarifa ndaj produkteve amerikane duke filluar nga 8 shtatori, në parim “dollar për dollar”, duke përfshirë çelikun, produktet e qumështit, pajisjet elektroshtëpiake dhe elektronikën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Bisedimet tregtare mes dy vendeve dështuan pas akuzave të ndërsjella për ndryshime dhe kërkesa të bëra në momentin e fundit.

Carney tha se pala amerikane “kërkoi shumë dhe ofroi shumë pak”, ndërsa negociatori kryesor amerikan për tregtinë, Jamieson Greer, e minimizoi rëndësinë e dështimit të negociatave dhe fajësoi Kanadanë për kërkesa të shtuara.

Të Ngjashme