Lajme

Trump paralajmëron vendim përfundimtar për marrëveshjen me Iranin pas takimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se gjatë së premtes do të zhvillojë një takim me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet të merret një vendim përfundimtar lidhur me negociatat dhe marrëveshjen e mundshme me Iranin.

Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump bëri të ditur se në qendër të diskutimeve mbeten çështjet që lidhen me programin bërthamor iranian dhe sigurinë në rajon.

Sipas tij, një marrëveshje eventuale duhet të garantojë se Irani nuk do të zhvillojë armë bërthamore, si dhe të përfshijë masa që lidhen me lundrimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit dhe çështje të tjera të sigurisë.

Ai bëri të ditur se vendimi përfundimtar do të merret pas konsultimeve me këshilltarët e tij në sallën e krizave të Shtëpisë së Bardhë.

“Nuk do të shkëmbehen para, deri në njoftim të mëtejshëm. Janë rënë dakord për çështje të tjera, me shumë më pak rëndësi. Do të takohem tani, në sallën e krizave, për të marrë një vendim përfundimtar”, shkroi Trump në Truth Social.

Të Ngjashme