Donald Trump ka sfiduar presidentin Joe Biden në një debat televiziv. Republikani tha se ishte i gatshëm që të merrte pjesë në një përballje televizive me presidentin demokrat, në çdo kohë dhe kudo.
“Është e rëndësishme, për të mirën e vendit tonë, që Joe Biden dhe unë të debatojmë për çështje që janë kaq jetike për Amerikën dhe popullin amerikan,” postoi Trump në rrjetin e tij social.
Ai shtoi se debate të tilla mund të drejtohen nga Komiteti Kombëtar Demokratik, ose Komisioni për Debatet Presidenciale, i cili ka mbikëqyrur debatet presidenciale për 30 vitet e fundit.
Ndërsa, nga ana tjetër zyra elektorale e presidentit Biden tha se Trump është i etur për vëmendje. Kujtojmë se deri më tani nuk është rënë dakord për asgjë debat televiziv para zgjedhjeve të nëntiorit.
Sfida e Trump erdhi vetëm disa orë pasi rivalja e tij e fundit republikane, Nikki Haley, u largua nga gara për të qenë kandidatja republikane për Shtëpinë e Bardhë.
Donald Trump, 77 vjeç, ka thënë vazhdimisht se Joe Biden është shumë i vjetër për të debatuar me të. Ndërsa, nga ana e tij Biden ka thënë po të njëjtën gjë për ish-presidentin e SHBA-së.
Ndërkohë, theksojmë se Donald Trump u vu në gjendër të kritikave pasi refuzoi më herët të merrte pjesë në debatet televizive me rivalët e tij për garën presidenciale. Ai argumentoi refuzimin e tij duke thënë se nuk kishte asgjë për të fituar nga forume të tilla, duke përmendur më tej rezultat e sondazhzeve.
Biden dhe Trump debatuan dy herë me njëri-tjetrin gjatë zgjedhjeve të vitit 2020.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo