ShowBizzz

“T’u drodhën leqet”- Debat me tone të larta! Romeo Veshaj: Frikacak, përpëlitesh si peshk! Julian Deda: Ti je kavie! E vetmja aleancë e imja ka qenë ajo me…

Një debat i ashpër është zhvilluar mes dy banorëve të Big Brother VIP, Romeo Veshaj dhe Julian Deda.

Dy konkurrentët së bashku me disa të tjerë kanë qenë në oborr kur ka nisur debati.

Aktori Veshaj i është drejtuar Julit duke i thënë se je frikacak dhe bën aleanca për të qëndruar në shtëpi.

Ndërkohë Juli i është përgjigjur se “e vetmja aleanca që ai ka bërë është me Heidi Bacin”. Kjo deklaratë e la pa fjalë Romeon, i cili u shpreh se “nuk e beson”.

Pjese nga debati:

Romeo: Nga dita e parë unë kam luftuar vetëm, jo me ushtri si puna jote

Juli: Vetëm ti???

Romeo: Kam qenë vetëm

Juli: Ti ke qenë vegël, vegël e Eglës, vegla e Heidit, vegël e ime. Ti je vegla jonë

Romeo: Ke fakte?! Frikacak, ti përpëlitesh si peshk. Se të dyja e kanë kuptuar aleancën

Juli: Pusho se nuk ekziton duke bëtitur. E vetmja aleancë që unë kam pasur në këtë shtëpi është aleanca ime me Heidi Bacin dhe ti nuk e ke kuptuar kurrë.

Romeo: Ke pasur aleancë me Heidin kundra meje?

Juli: Po kam pasur, por ti nuk kupton nga kjo histori. Hë ngece! Prandaj them që je kavie

Romeo: Dhe ti pret që ta besoj unë këtë?!

Juli: Mos e beso po deshe

Romeo: Je shumë i vogël