![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/tu-rriten-edhe-ty-podhet-sulmohet-ne-rrjet-pas-ndarjes-nga-olsi-egli-i-kthehet-si-asnjehere-ndjekeses_647f0e03e115a.png?resize=769%2C499&ssl=1)
Këngëtarja Egli Tako ka qenë së fundmi në qendë të mediave rozë. Kjo pasi u zbulua ndarja me aktorin Olsi Bylykun.
Pas ndarjes, Egli është parë mjaft aktive në rrjetet sociale e madje ajo ka treguar se tashmë fotot e saj realizohen nga një fotografe profesioniste në mënyrë që faqja e saj të jetë sa më e kuruar.
Por në fotot e fundit, si asnjëherë më parë Egli është përplasur me një nga komentuesit e shumtë, që pas ndarjes me Olsin po e sulmojnë hapur në rrjetet e saj sociale.
“A kur tu rritën edhe ty p*rdhët”, i shkruan dikush dhe Egli nuk e ka lënë pa një përgjigje.
“Aq larg erdhi era?”, ironizon këngëtarja.
Siç e përmendëm edhe më lart, komente të kësaj natyre në profilet e Eglit në rrjetet sociale janë shtuar ndjeshëm që pas ndarjes me aktorin.
Ndjekësit kanë treguar edhe njëherë tendencën për të sulmuar e paragjykuar vajzën në çift, pa asnjë arsye pas ndarjes./albeu.com/