ShowBizzz

Tuna dhe Nora Istrefi sapo bënë xheloz Patris dhe Robert Berishën!

Dy ish-kunatat më të komentuara të showbizz-it shqiptar rikthehen me një bashkëpunim pas 15 vitesh.

Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk ka qenë e mirë gjatë këtyre viteve, duket se dyshja e ka lënë të shkuarën pas.

Nora dhe Tuna kanë postuar në Instagram një set fotografik me njëra-tjetrën ku shkruhet: Boll e kom duru presionin!

Tuna dhe Nora Istrefi sapo bënë xheloz Patris dhe Robert
Përpara disa ditësh ato u shfaqën në Itali, teksa dhe ndanin me ndjekësit e tyre momente së bashku. 

Ky lajm ka shkaktuar shumë entuziazëm dhe kuriozitet mes fansave, duke pasur parasysh tensionet e mëparshme që kanë karakterizuar marrëdhënien e tyre.

Tuna dhe Nora Istrefi sapo bënë xheloz Patris dhe Robert
Në të kaluarën, marrëdhënia ndërmjet Norës dhe Tunës ka qenë e shoqëruar me polemika dhe spekulime, për të cilat mollë sherri kanë qenë vëllezërit Robert dhe Patris Berisha, të cilët kanë qenë të lidhur me të dyja këngëtaret.



bal