Lajme

Turqia goditet nga stuhi të fuqishme, humbin jetën 9 persona

Ekipet e shpëtimit këetë të hënë në Turqi kanë vazhduar kërkimet për 11 anëtarët e zhdukur të ekuipazhit të një anijeje mallrash që u fundos në Detin e Zi gjatë një stuhie e cila vrau së paku nëntë persona, përfshirë një nga anija,-  tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

Në deklaratën e tij ai tha se anija turke Kafkametler, me 12 anëtarë në bord u fundos pranë bregdetit të Ereglit në veriperëndim të provincës Zonguldak në Turqi dhe se trupi i pajetë i një anëtari të ekuipazhit është nxjerrë.

Kapiteni i anijes kishte raportuar të dielën në mëngjes se anija po shkonte drejt një valëthyesi në Eregli. Dyshohet se anija ta ketë goditur strukturën e valëthyesit.

Turqia u godit nga stuhi të fuqishme të dielën, ndërsa moti i stuhishëm me shi ua pamundësoi ekipeve të shpëtimit të kryenin operacione kërkimi përmes detit dhe ajrit deri të hënën në mëngjes.

Nga stuhi të fuqishme u godit dhe Bullgaria ku humbën jetën së paku 2 persona.

Yerlikaya tha se stuhitë dhe vërshimet nëpër Turqi gjatë fundjavës shkaktuan vdekjen e katër personave në provincën juglindore, Batman, si dhe të tre personave të tjerë në Zonguldak dhe të një tjetri në Dijarbakir, po ashtu në juglindje.