Turqia ka tërhequr ambasadorin e saj në Izrael pas refuzimit të presidenit Benjamin Netanyahu për të rënë dakord për një armëpushim në konfliktin me Hamasin.
Ministria e Jashtme e Turqisë deklaroi se tërheqja ishte rezultat i tragjedisë humanitare të shpalosur në Gaza të shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme nga Izraeli kundër civilëve dhe refuzimi i Izraelit për të pranuar një armëpushim.
Në vitin 2022, Sakir Ozkan Torunlar u bë ambasadori i parë i Turqisë në Izrael në katër vjet pasi vendi tërhoqi ish-ambasadorin e tij në shenjë proteste për vrasjen e dhjetëra palestinezëve në vitin 2018.
Lëvizja pasqyron një tension në rritje midis dy vendeve, me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë më herët se qeveria e tij do të ndërpresë komunikimin me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Netanyahu nuk është më dikush me të cilin mund të flasim,” cituan mediat turke të thoshte Erdogan.