Lajme

“Tuta s’ka ilaç” – Agim Bahtiri thirrje të fortë opozitës: Ejani në sallë!

Deputeti i Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Bahtiri i ftoi ata të hyjnë në sallën plenare, të propozojnë kandidat dhe të votojnë, duke theksuar se bojkotimi mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Ai shtoi se përgjegjësia për këtë situatë do të bjerë mbi opozitën nëse vazhdon mungesa e tyre.

Postimi i plotë:

Edhe sot i bëjmë thirrje opozitës:

EJANI NË SALLË PLENARE, mos rrini në zyre të grupeve parlamentare. Prej kujt po frikësoheni që s’po zbritni poshtë?

Propozoni kandidatin tuaj. Edhe njëherë e keni mundësinë. EJANI poshtë e votoni, mos e lini vendin të shkojë në zgjedhje, edhe ashtu po dihet se e keni kuptuar se shkaktar kryesor të cilët do t’i dënoj populli jeni ju.

“Tuta s’ka ilaç”, ama ilaç për ju kësaj here, do të ishte prania juaj dhe vota juaj për Presidentin/en e vendit.

AB

Të Ngjashme