Sara ka pasur një debat të ashpër me Ilnisën ditën e sotme. Në një moment Ilnisa i ka thënë Sarës se atë “nuk e marrin as në rrugë”. E prekur nga kjo deklaratë, Sara i ka kërkuar llogari Bardhit pse nuk e mbrojti.
Në një bisedë të zhvilluar mes të dyve në oborr, Sara i tha Bardhit se nuk ka respekt për veten pasi nuk i doli në mbrojtje femrës së tij.
Pjesë nga biseda:
Sara: Femrës tënde i thanë “Ty nuk të marrin as të të gjejnë në rrugë” dhe ishe aty…
Bardhi: Edhe? Ti nesër mund të pajtohesh me të
Sara: Hë? Ke parë ndonjë indicie?
Bardhi: Jo, por jam unë në mes dhe Meritoni. Ju tërë kohën ziheni kot për pjata, për lugë…
Sara: Ky sherri tani tu duk për pjata dhe lugë?
Bardhi: Ashtu nisi
Sara: Kush kishte faj?
Bardhi: Ajo
Sara: Dhe ti ça i the?
Bardhi: Asgjë
Sara: S’ke respekt për veten
Bardhi: Pse?
Sara: Sepse je duke mbajtur një marrëdhënie me një femër që shan femrën tënde në moral, në karakter, në sedër
Bardhi: S’ta tha me atë kuptim
Sara: Ça po thua mo Bardh?!
Bardhi: Edhe ti ja përmende Meritonin
Sara: Shumë mirë ja bëra
Bardhi: Epo kur nuk luani pastër mos më thuaj mua reago!