Lajme

U akuzua se është anëtar i “Bajrave”, Hoxha i përgjigjet Berishës: Akt burracakërie

Disa ditë më parë, ish-kryeministri, Sali Berisha hodhi akuza ndaj gazetarit investigativ, Artan Hoxha. Ish-kryeministri, tha gjatë një konference për mediat se Artan Hoxha është anëtar i bandës së Bajrave.

Ky sulm ndaj gazetarit erdhi pasi ky i fundit tha se ish-kryeministri Berisha nuk po flet lidhur me aksionin e fundit të SPAK, pasi i druhet një goditje të drejtësisë ndaj një personi shumë afër tij.

Artan Hoxha përmendi gjithashtu edhe një kullë dhjetëra milionë euro, e cila po ndërtohet tek zona e njohur si ish Ekspozita, ku sipas gazetarit po investohen paratë e narkotrafikut.

Gazetari, Artan Hoxha, iu përgjigj sot akuzave të Berishës. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se Berisha po e sulmon me stil tipik mafioz, duke kërkuar ta “vrasë me duart e të tjerëve”.

Hoxha tha se kjo është hera e parë që sulmohet nga ish-kryeministri. Gazetari renditi një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ku sipas tij është përfshirë ish-kryeministri, Sali Berisha.

Sipas Hoxhës, mënyra se si Berisha e sulmoi atë është “është akt burracakërie dhe kjo sipas tij nuk është hera e parë”. “Akti më burracak është kjo, që do të të vrasë me duart e të tjerëve”, tha gazetari.

Lexo edhe: Berisha hedh akuzën e rëndë: Artan Hoxha është anëtari i bandës Bajri

Hoxha deklaroi më tej se nuk ka patur mbrojtje nga asnjë shoqatë e gazetarëve, pavarësisht sulmit brutal nga Berisha dhe as nga kryeministri, që mbrojti një botues, por nuk tha asgjë për sulmin ndaj tij.

Artan Hoxha: Çfarë kam patur ia kam thënë në sy Sali Berishës. Ia kam thënë në një debat live, që shqyr zotit e rrejti mendja dhe doli përballë me. Të flasë për krime Berisha që i ka duart të lyera me gjak… Ai ka bërë një varrezë private, duke filluar nga Remzie Hoxha.

Isha me djalin e Remziut dhe nuk i kthejnë as kufomën. Ai djali është rritur jetim dhe fëmijës së parë që i ka lindur i ka vënë emrin Remzi. Remzi Hoxha u rrëmbye dhe u zhduk nga shërbimi sekret i Sali Berishës dhe akoma nuk i ka kthyer kufomën. Kemi si detyrim si shtet për t’ia kthyer të paktën nipit të Remzi Hoxhës. Remzi Hoxha është dëshmor, emrin e të cilit e mbajnë rrugë në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Dhe shumë shpejt do të mbajë një rrugë edhe në kryeqytet, në Tiranë.

Më bëhet qejfi që ka reguar, do të thotë që nuk flasim kot. Jo vetëm na paska ndjekur por i paska djegur. Reagimi i Berishës ndaj meje, sepse ai përmendi edhe persona të tjerë. Një botues tjetër e mbrojti kryeministri.

Nuk di ndonjë shoqatë gazetarësh, mua nuk më ka mbrojtur njeri. Unë jam i ri mund ta mbaj burgun, ai se mban dot. Ai ka vajtur si Pinoçeti, nuk të çon njeri në burg 80 vjeç, por i kanë marrë pasaportën. Ai solli mesazh të koduar, është akt burracakërie dhe nuk është hera e parë.