Mbrëmjen e djeshme disa nga banorët e “Big brother vip” janë dënuar nga Vëllai i Madh dhe janë mbyllur në kazermë.
Ende pa kaluar 24 orë banorët kanë nisur të planifikojnë arratisjen nga kazerma dhe i pari që ka dhënë këtë ide ka qenë Romeo.
Këtë plan ata e kanë zbatuar dhe Vesa, e cila ndodhej në kazermë është arratisur me anë të banorëve të tjerë dhe është bashkuar me pjesën tjetër të shtëpisë.
Pas daljes, Vesa është shfaqur e përlotur dhe duket se diçka e shqetëson banoren. Edhe pse banorët e tjerë shprehen se nuk besojnë se do të dënohet vetëm ajo sepse ishte diçka në bashkëpunim, Vesa shprehet se nuk është dënimi arsyeja pse ajo është përlotur.
View this post on Instagram
lokimagazine