ShowBizzz

U arrestua për abuzim seksual, lirohet pas disa orësh aktori i njohur francez

Lirohet Gerard Depardieu. Aktori i njohur, i cili akuzohet se për abuzim seksual ndaj dy grave u arrestua mëngjesin e sotëm.

Pasi u mor në pyetje për disa orë në komisariatin e Parisit aktori u la i lirë. Mbi aktorin rëndojnë dy akuza, të paraqitura nga dy gra që kanë punuar me Depardieu në sheshxhirime, në vitin 2014 dhe 2021.

Në një letër të hapur, publikuar vitin e kaluar, ai tha: “Kurrë, kurrë nuk kam abuzuar me një grua”.

Një grua e përfshirë në incidentin e vitit 2021 pretendon se sulmi ndodhi në xhirimet e filmit “The Green Shutters”, i cili u publikua vitin e ardhshëm.