ShowBizzz

U bë baba për herë të parë, Gjergj Kacinari e merr lajmin në provat e koncertit të Vesa Lumës!

Vesa Luma vjen pranë publikut shqiptar me një koncert recital të titulluar “Pikë Vese” , i cili do të mbahet më 11 shkurt, në orën 19:00, në Teatrin e Operës dhe Baletit.  “Të dashurit e mi.. mes shumë emocionesh të përziera, më në fund jam gati të ndaj me ju gjithë energjinë e akumuluar përmes një Koncerti recital rikthimi, pikërisht nga vendi ku nisi rrugëtimi im muzikor, ku u takuam 20 vjet më parë- në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë”, shkruante pak javë më parë këngëtarja.

U bë baba për herë të parë, Gjergj Kacinari e merr

E pikërisht gjatë provave të keti koncerti, artistit Gjergj Kacinari i mbërriti lajmi i bukur se është bërë baba për herë të parë, cka e bëri këtë një moment mjaft të vecantë për të gjithë të pranishmit, dhe padyshim, e bën të paharrueshëm këtë event edhe për atë vetë!

U bë baba për herë të parë, Gjergj Kacinari e merr

Artisti ka preferuar gjithmonë ta mbajë larg vëmendjes së publikut jetën private, ndaj lajmi është padyshim një surprizë e bukur për fansat e tij. Përvecse këngëtar e instrumentist, Gjergji është edhe autor këngësh i njohur. Profilin e tij artistik e plotëson më së miri fakti që zotëron disa  instrumente si: kitarë, kitarë bass, bateri, piano etj ndërsa ka marrë pjesë në shumë festivale të mirënjohura, si Kënga Magjike dhe të tjera.



bal