Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar pasi nuk arriti të mbante koncertin e planifikuar në Dhërmi, duke shprehur pakënaqësinë e tij për rregullat e reja që kufizojnë muzikën me volum të lartë në zonat turistike.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Luizi tregoi se kishte mbërritur në Dhërmi për të performuar, por koncerti nuk u zhvillua për shkak të zbatimit të rregullave të reja.
“Jam në Dhërmi… Ora është 10:30 edhe nuk nihet një zë domethënë. Unë kam ardhur këtu se kam koncert, po me këtë ligjin e ri që kanë nxjerrë, i bie që nuk lejohet muzika… Sa marrim domethënë kulmin e sezonit…”
Këngëtari u kërkoi ndjesë të gjithë personave që kishin ardhur për ta ndjekur performancën, duke thënë se situata nuk varej prej tij.
“Unë kam vetëm diçka për njerëzit që kanë ardhur domethënë e janë t’u pritë. Më vjen me të vërtetë shumë keq për këtë që ndodhi…”
Në të njëjtën video, Luizi kritikoi edhe kufirin e vendosur për nivelin e zhurmës, duke ironizuar masën prej 45 decibelësh.
“Po gjithashtu edhe për këto ‘mjeshtrat’ që kanë bërë këtë ligjin për muzikën… 45 decibel… 45 decibel i bie që duhet me shku me i këndu në vesh secilit domethënë. Nuk e di… Nuk e di...”
