Sara dhe Bardhi vazhdojnë të komentohen edhe pas daljes nga Big Brother VIP. Mesa duket dyshja i kanë sqaruar të gjitha keqkuptimet dhe aludimet që u bënë në rrjet lidhur me menaxherin e Bardhit.
Madje ata duket se do nisin edhe bashkëjetesën.
Sara ka postuar një video ku shihet ajo duke thërritur Bardhin për të fjetur, ndërkohë që ai po sheh futboll.
Në mbishkrimin e Instastory-t ajo shkruan: “Unë thoja pse s’po vinte të shtrihej zotëria.”