Efi Dhedhes ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e “Cherry on Top”.
Sigurisht Efi nuk kishte si ti shpëtonte pyetjeve në lidhje me eksperiencën e saj në sezonin e kaluar të “Big Brother VIP”— e cila komentoi një nga situatat që asokohe bëri xhiron e rrjetit, momentin e saj të dehjes.
Për këtë, ish-banorja u shpreh se ai veprim i ka kushtuar shumë pasi solli ndarjen nga i ish-partneri i saj
Pjesë nga intervista:
Bora: Di një histori unë që të ka kushtuar shumë kjo nata që ke pirë shumë një herë.
Efi: Cfarë më ka kushtuar?
Bora: Të ka kushtuar jashtë, në jetën tënde, një ndryshim shumë i madh ndodhi, vetëm nga një natë që pive shumë.
Efi: Nuk ishte aq i madh, ishte një debat por kaloi.
Bora: Ndryshim i madh ishte pasi aty u mbyll historia e dashurisë.
Efi: Unë mendoj që jeta personale është personale dhe për aq kohë sa personi që ti ke në krah është një njeri i thjesht dhe nuk e ka dëshirën për të patur të njëjtën vëmendje që ti ke, atëherë është problem. E ndjeva me partnerin tim, e ndjeva edhe me shoqërinë time.
View this post on Instagram
lokimagazine