Ish-fituesi i Big Brother Vip, Luiz Ejlli, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier me një vit burg për falsifikim të dokumenteve, në lidhje me justifikimin e burimeve të paligjshme të pasurive.
Megjithatë, ky dënim nuk është përfundimtar dhe nuk është i formës së prerë.
Luizi ka vendosur të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit të Fierit, dhe deri në momentin e dhënies së vendimit nga Apeli, ai do të vazhdojë të jetë i lirë.
Vendimi i Apelit do të përcaktojë nëse Ejlli do të shkojë në burg apo do të marrë një dënim alternativ.
lokimagazine