ShowBizzz

U dh*nua nga motrat Berisha, Klea: Nuk kam ndërhyrë në marrëdhënien e tyre

Klea Prenga ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi në Instagram ku kërkon që autoritetet të reagojnë për kapjen e motrave Berisha.

Gjithashtu ajo thekson se partneri i saj ka qenë i ndarë nga Mariela në kohën që kanë qenë në lidhje bashkë.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Para hetuesve, Klea nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar.