Lajme

U diagnostikua me kancer, Mbreti Charles III falënderon popullin për mbështetjen

Pas diagnostikimit me kancer, i gjithë populli i Britanisë si dhe njerëz kudo në bote shprehen mbështetjen dhe ngushëllime për Mbretin Charles III.

Me një njoftim zyrtar nga pallati mbretëror, monarku ka dhënë “falënderimet e tij të përzemërta” për mesazhet e mbështetjes nga publiku, në deklaratën e tij të parë që kur u diagnostikua me kancer.

“Siç do ta dinë të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, mendime të tilla dashamirëse janë ngushëllimi dhe inkurajimi më i madh”, – ka thënë tmonarku 75 vjeç.

Lajmi se Mbreti u diagnostikua me kancer u bë i ditur të hënën nga Buckingham Palace.

Ato njoftuan se monarku e mësoi rastësisht pasi ishte duke u trajtuar për trajtohej për një prostatë të zmadhuar në janar. Ndërsa lloji i kancerit nuk është bërë i ditur, oborri mbretëror konfirmoi se nuk ishte kancer i prostatës.

“Është po aq inkurajuese të dëgjosh se si ndarja e diagnozës sime ka ndihmuar në mirëkuptimin e publikut dhe të gjitha organizatave që mbështesin pacientët me kancer dhe familjet e tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë.”

Pas diagnostikimit me kancer të Mbretit Charles III, të gjitha detyrat mbretërore i kanë kaluar Pric Ëilliam i cili po shihet se po merr pjesë dhe po zbaton të gjitha detyrimet.

Mbreti është tërhequr nga të gjitha detyrat e publikut  dhe u largua nga Clarence House, Londër për në rezidencën e tij në Norfolk i shoqëruar nga Mbretëresh Camilla.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo