Lajme

U ekzekutua me 20 plumba, zbulohet vajza “VIP” që kishte fëmijë me Ergys Dashin

Një nga ish-konkurrentet e “Love Island Albania” Xhoana Kurti ka pasur një lidhje dashurie më Ergys Dashin, i cili u ekzekutua në Ekudor më 23 Janar të 2022.

Aludimet për këtë romancë i hodhi gazetari i kronikës Spartak Koka. Mirëpo, kjo gjë vërtetohet lehtësisht nga tatuazhet e Xhoanës te krahu apo kraharori i saj dhe fotot e bëra publike në media ku duket çfiti duke shijuar momente pranë njëri-tjetrit.

                   

Po të kthehemi pas në kohë, vetë ish-konkurrentja e “Love Island Albania” ka deklaruar se është nënë e një djali të vogël dhe se i fejuari i saj kishte humbur jetën kur ajo ishte në muajin e fundit të shtatëzanisë.

“Kur ex-i vdiq unë isha 9 muajshe shtatzënë. Jam mami i një djali. Ai tani është një vjeç e gjysmë. Isha vetëm 21 vjeç. Do doja ta shikoja fëmijën tim me të atin, bebi do të rritet me mua”, tha ajo gjatë spektaklit.

Me një llogaritje të thjeshtë matematikorë kuptohet qartë se babai i fëmijës së saj ishte Ergys Dashi.

Emri i Ergys Dashit ka dalë në pah edhe gjatë zbërthimit të aplikacionit në Sky ECC, ku u vërtetuan lidhjet e viktimës me trafikun e kokainës.

Ai u ekzekutua me 20 plumba mbrëmjen e 23 Janarit brenda një restoranti në veri të Guayaquil në Ekuador. Viktima ishte ulur në një restorant, ku dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule në dorë u futën brenda lokalit dhe qëlluan për vdekje.

Gjithashtu në këtë atentat mbeti e plagosur dhe Angie Romero, 26 vjeçe, e cila ndodhej e ulur fare pranë tavolinës që qëndronte viktima.

Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.