Këngëtarja Arta Kabashi ka reaguar për herë të parë pas eleminimit nga shtëpia e madhe e Big Brother Vip.
Kabashi ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kohës që ishte në Big Brother, ku qëndroi për rreth një muaj.
“Ju shkruan Arta, dua tju falenderoj te gjitheve per dashurine e dhene gjate gjithe udhetimit tim ne @bigbrotheralb_vip . Jam e nderuar nga te gjitha mesazhet, fotografite dhe videot qe kam marre nga ju pas perfundimit te udhetimit tim dhe me lumturon fakti qe ndajme vlerat e njejta bashke.
Eksperimenti Big Brother me ka dhene shume, shoqeri qe skam besuar qe do gjeja, sfida qe skam menduar qe do ti kaloja dhe force brenda vetes qe nuk e dija qe e kisha. Ju falemnderit shume per kete eksperience, per dashnine qe ma keni fale sa kam qene brenda dhe per dashnine e pafund qe po ma jepni tani. Dua te jem e sinqerte, nuk dua te harrohemi, dua te iu takoj neper qytetet tuaja shpejte, permes projekteve te reja muzikore te cilat do te vijne shume shpejte. E juaja, Arta”, shkruan ajo në postimin e saj në “Instagram”.
Kabashi doli nga BBV3 të shtunën. Eleminimi i saj nuk u prit mirë nga Rike, Vesa dhe Romeo, të cilët mes lotësh përcollën miken e tyre Artën. Pas eliminimit nga loja, Arta tha se “qendrim i saj në BBV ishte një eksperiencë e bukur, por jashtëtokësore”.
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo