Lajme

U fut për t’u larë në det, ndërron jetë një person në Durrës

Një i moshuar ka ndërruar jetë në Durrës. 79-vjeçari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo është futur në det.

“Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 13 Durrës, në vëndin e quajtur “Rrota Kuqe”, shtetasi I. S., 79 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur për tu larë në det”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.