Legjenda e sërfit, Tamayo Perry, i cili ka patur një rol filmin Piratet e Karaibeve u vra të dielën në një sulm peshkaqeni teksa bënte sërf në Haëaii. Perry, 49 vjeç, u gjet në plazhin Mālaekahana në bregun verior të Oahu nga sërfistët lokalë me një krah dhe një këmbë të zhdukur, sipas Stab Magazine.
Sërfisti dukej se kishte pësuar më shumë sesa një kafshim të vetëm, pasi trupi i tij ishte i copëtuar. Rojet bregdetare e sollën Perry-n në breg dhe mjekët e shpallën menjëherë të vdekur. Perry lindi në 1975 dhe u rrit në anën lindore të Oahu, duke e bërë karrierën e tij në North Shore si një sërfist profesionist dhe më vonë si roje bregdetar.
bal