Lajme

U gjet i vdekur në kanal, zbardhet krimi në Shkodër: Burri u vra nga fqinji me sëpatë

Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku gjatë ditës në fshatin Boks u gjet trupi i një 70-vjeçar.  Fillimisht u raportua se 70-vjeçari, Musa Bajraktari, ka humbur jetën për shkaqe natyrale, mirëpo nga kqyrja e kufomës ka rezultuar se ai është vrarë.

Mësohet se i moshuari është goditur me sëpatë nga fqinji i tij dhe fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra humbi jetën. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, Xhemal Zeqiri ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës dhe shkak i vrasjes mendohet të jetë për motive të dobëta.

 “Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, thuhej në njoftimin e Policisë ditën e djeshme.