Lajme

U gjet pa ndjenja, zbulohet çfarë i ndodhi Johnny Depp

Johnny Depp po përdor përsëri lëndët narkotike, duke i shkaktuar atij edhe probleme shëndetësore.

Aktori kohët e fundit i është përkushtuar muzikës. Ai është anëtar i grupit Hollywood Vampires. Në turneun e tyre evropian, grupi i rock-ut u detyrua së fundmi të anulonte shfaqjen e tyre në Budapest për shkak të një problemi me Depp. Sipas informacioneve të publikuara nga gazeta hungareze Blikk, aktori u gjet pa ndjenja në një dhomë hoteli.

Tashmë situata është përsëritur, vetëm disa orë para një koncerti. Problemet e Depp me alkoolin dhe drogën, nuk janë një gjë e re, madje u fol gjërë e gjatë edhe në gjyqin ndaj Amber Heard.