ShowBizzz

U hodh sipër dy makinave, e pëson keq YouTuber-i “Speed”

YouTuber-i i njohur “IShowSpeed” bëri një veprim sa të guxhimshëm e të panevojshëm, aq edhe trashanik pak ditë më parë.

Në një video që ai postoi në llogarinë zyrtare në YouTube, e cila u kthye menjëherë virale në mbarë botën, Speed shihej teksa kërcente sipër dy makinave, McLaren dhe Lamborghini, të cilat po vinin me shpejtësi drejt tij.

Ky veprim i tij u komentua shumë në rrjet, disa e kritikonin duke e quajtur veprim trashanik, ndërsa disa të tjerë nuk e besuan si video, duke komentuar se është e modifikuar.

Mirëpo mbi të gjitha, Speed ka marrë një reagim të ashpër nga kompania ku ai punon, YouTube. Llogaria e tij është bllokuar dhe për një javë Speed nuk mund të bëjë dot asnjë veprim.

Lajmin e bëri të ditur vetë Speed. “Hej djema, nëse po shikoni këtë postim, unë jam ndaluar nga kanali im në YouTube. Unë nuk mund të transmetoj, nuk mund të bëj asgjë djema. Thjesht doja t’ju njoftoja. Ju dua”.



lokimagazine