Është zbardhur dëshmia në Gjykatë e 31-vjeçarit Kejdi Banaj, i cili u arrestua dy javë më parë pasi u kap me katër pistoleta të tipit “Glock” në automjetin e tij, ndërsa udhëtonte në tunelin e Skërficësnë në drejtim të Sarandës.
Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurimit, Banaj 31-vjeçari ka deklaruar gjithashtu se është përdorues i lëndëve narkotike prej vitesh dhe se në momentin e ngjarjes nuk ka qenë në gjendje të kthjellët për të kuptuar rrethanat.
Sipas dëshmisë së tij, ai e njihte E.S. prej rreth 20 vitesh, por nuk e kishte takuar prej katër vitesh. Banaj tha se i riu e kishte kontaktuar papritur dhe i kishte propozuar të udhëtonin drejt Sarandës për të kaluar disa ditë pushime. Ai ka mohuar të ketë pasur dijeni për armët e gjetura në automjet, duke deklaruar se qesja e zezë ku ndodheshin ishte vendosur në makinën e tij nga një i njohur, 26-vjeçari me inicialet E.S.
NEWS Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritjaDëshmia e plotë e Banajt: Unë jam përdoues i lëndëve narkotike prej vitesh dhe nuk e di fare se si ka ndodhur ngjarja. Mua më morën te shtëpia më çuan aty dhe s’kam ditur fare. Nuk kam qenë i vetëdijshëm në rastin konkret se si ndodhi ngjarja, vazhdoj që mos të jem i kthjellët. Unë kam deklaruar të gjithë të vërtetën.
NEWS Aksident i RËNDË në vend! Shoferi humb kontrollin mbi makinën dhe përplaset me kamioninMë mori E.S. Kam 20 vjet që e njoh. Më ka ardhur dhe më ka thënë do ikim në Sarandë të gjejmë një shtëpi të bënim ca ditë plazh. Ai ishte me nusen dhe fëmijën. Kishim kohë pa u takuar. Nusen e tij e lamë në Elbasan, shkuam në Tiranë, ai mori një porosi dhe e futi në makinën time, ndërsa vetë mori një makinë tjetër.
NEWS ‘Siguria kombëtare rrezikohet’, Ahmetaj shpërthen në akuza: 14 miliardë dollarë janë vjedhur nga Rama dhe ministratRrugës ndodhi çfarë ndodhi, mua më kapën, ai iku se ishte para me makinë. Kur më kanë kapur atëherë kam kuptuar çfarë kam pasur në makinë. Qesen e zezë që la tek makina ime e mori ai me kunatin e tij në Tiranë dhe unë nuk e dija çfarë kishte aty. Erdhi më takoi papritur, kisha 4 vjet pa e parë. Në fillim më kërkoi tek babai, atij ia mori numrin e telefonit, pastaj më takoi mua.
