Lajme

U kap me snajper në makinën luksoze, Gjykata dënon me 7 vite e 9 muaj burg ish-efektivin e RENEA-s

Gjykata ka dënuar me 7 vite e 9 muaj burg ish-efektivin e RENEA-s, Remal Radën, i cili u arrestua në korrik të 2022 pasi në automjetin me të cilin po udhëtonte u gjet një çantë e mbushur me armë luftarake.

Atë kohë policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Sakq në banesën e ish efektivit, policia sekuetsroi 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, targa shqiptare dhe të huaja, 4 thika, 13 pajisje fiksuese si ato të armëve, shenjestër optike, 15 aparate celulare, 2 radio si ato të Policisë dhe pajisje të tjera që përdoren nga Policia.

Vijon…