Lajme

U kapën duke shitur kokainë, pranga 2 shqiptarëve në Itali

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar këtë të mërkurë pasi u kapën duke shitur drogë.

Mediet italiane raportojnë se një 35-vjeçar shqiptar dhe bashkëkombasi i tij 45-vjeçar u arrestuan në flagrancë nga karabinierët e Genoas, duke i shitur kokainë një 60-vjeçari italian.

Pas kontrollit fizik, autoritetet u gjetën shqiptarëve doza të tjera kokaine dhe 600 euro cash të cilat dyshohet se kanë ardhur si fitim nga shitja e drogës. Ata u dërguan në paraburgim në Genoa ku do të presin vendimin nga gjykata.