Dy personat e arrestuar me mina me telekomande në Lezhë dhe Rrëshen do të qëndrojnë në burg pa afat.
Marjan Gjoka 28-vjeç banues në Qafë Unazë të Rubikut dhe Ilir Gjoka 45-vjeç banues në Lezhë, u njohën me masat e sigurisë aarest me burg në Gjykatën e Lezhës.
Në seancat gjyqësore të zhvilluara njëra pas tjetrës, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy personave dhe vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” për shtetasit Marjan Gjoka dhe Ilir Gjoka.
Sipas burimeve, dy personat e vënë nën akuzë nuk kanë folur asnjë fjalë rreth veprimtarisë së tyre dhe destanacionin e lëndëve shpërthyese, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshire.
28-vjeçari Marjan Gjoka rezident në Mal të Zi u prangos në flagrancë teksa po ecte në këmbë në qytetin e Rrëshenit dhe gjatë kontrollit të çantës që mbante në shpinë ju gjeten 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4.
Ndërsa një ditë më pas u prangos në qytetin e Lezhës Ilir Gjoka, ku gjatë kontrollit në trup ju gjeten 3 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë.
Nga veprimet e deritanishme hetimore, rezulton se këta persona furnizonin grupet kriminale me lëndë plasëse me telekomande.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo