Tre shqiptarë kanë rënë në prangat policisë britanike, pasi janë kapur në papafingon e një shtëpie, ku kultivohej bimë narkotike.
Mediat britanike bëjnë me dije se në pranga kanë rënë: Alberto Loka, Riza Manuka dhe Besard Muça. Personat në fjalë ishin në proces duke ndërtuar një “shtëpi bari”, por plani nuk u përfundua pasi banesa në Darlington u zbulua nga policia.
Shqiptarët u kapën brenda në banesë, ku u gjetën edhe 51 bimë narkotike në një dhomë si dhe pasijse për t’u kujdesur për kanabisin.
Loka, 26-vjeç, Manuka dhe Muca, 24 vjeç, të gjithë nga Brinkburn Road, Darlington , u deklaruan fajtorë për përfshirje në kultivimin e kanabisit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo