Prej disa ditësh marrëdhënia e Romeos dhe e Heidit është krisur.
Edhe mbrëmjen e sotme, të “Prime” të Big Brother VIP, u përplasën sërish. Heidi e ka komentuar edhe me banorët e tjerë këtë marrëdhënie, duke deklaruar se nuk ka kërkuar llogari, por ka bërë një bisedë të nevojshme për të.
Heidi: Unë doja të thoja që unë nuk i jap llogari askujt. E dinë shumë mirë të gjithë
Romeo: Është llogari
Heidi: Mos më ndërprit, është normale që bëjnë pyetje dhe është okay. Thash të bëj okay dhe më shijoi se duke folur ma heq atë konfuzionin.
Romeo: Pa tendencë nga ana e këtyre?
Heidi: Ishte vetëm në një moment. Isha duke e mbrojt anën e tij, me gjithë gjërat që ia kanë helmuar mendjen. E kanë helmuar situatën tonë. E mbanin për vete. Fillon dyshimi nga njerëzit
Romeo: Ti e di shumë mirë që..
Heidi: Po pse më ndërpret?
Ledion Liço: Edhe ti ke komentuar për Ilnisën dhe Meritonin
Heidi: Romeo ka ndryshuar, e kanë fryrë gjithë shtëpia. I ka heq dyshimet nga unë, i thonë që nuk vlen pa Heidin gjatë gjithë kohës, dhe ne atë moment ka ndryshuar
Romeo: Nuk është kjo
Heidi: E respektoj vendimin e tij
Romeo: Sa është folur për Heidin, nuk jam ndikuar. Më ka thyer veprimet e saj, njerëzit që flinin për atë më kanë bërë më të fortë. Këta e shohin që jam më i fortë se ty. Unë të ndikohem për këtë gjë?