Pasi e kritikuan për deklaratën lidhur me “vajzat e instagramit” ka reaguar për herë të parë moderatorja Dojna Mema.
Përmes një videoje të shkurtër në rrjetet sociale, ajo ka falenderuar mbështetësit për mesazhet pozitive që i kanë dërguar.
Moderatorja nuk ka nguruar të komentojë as kritikët, të cilët ironizuan ashpër intervistën e saj.
“Përsa i përket ata që flasin lartë e poshtë, për hir të të folurit, për të marrë pak vëmendje të vazhdojnë ta bëjnë. Famirësisht unë jam një njeri që jam rritur në televizion, që nga mosha 21 vjeçare, çdo gjë është publike. Çdo gjë është lehtësisht e vërtetushme, kështu që vazhdoni nxirrni gjithçka, foto, mesazhe, video, nga konteksti televizv dhe i show-it dhe përdoreni si të doni, pasi njerëzit nuk janë budallenj,” thotë moderatorja.
Intervista e fundit e moderatores, Dojna Mema, shkaktoi jo pak debat në rrjet. Disa e mbështesin dhe disa të tjerë jo. Mënyra si ajo ka folur mbi jetën luksoze që shfaqet në rrjetet sociale, “vajzat e Instagramit”, presioni ndaj djemve për të bërë para dhe se si televizioni sa më shumë kohë që po kalon aq më tepër po degradohet nuk i ka pëlqyer aspak ish-konkurrentes së “Big Brother”, Rike Roçit.
“Mendoj që televizioni, sa më shumë kalon koha, aq më shumë degradohet. Përpos argëtimit, mendoj që është shumë e rëndësishme të ketë edhe emisione edukative. Kur them edukative, [e kam fjalën] edukative në çdo aspekt, sepse kemi nevojë të dëgjojmë muzikë të mirë, të promovojmë vlera, kemi nevojë të flasim për tema të rëndësishme. […] Jo vetëm goca Instagrami. Nuk kam asgjë me gocat e Instagramit, por nuk ka shumëllojshmëri, ka vetëm goca Instagrami në televizionet shqiptare, apo djem të pasur, pa i pyetur se si e kanë bërë pasurinë”, tha Dojna, teksa pas kësaj deklarat Rike Roçi reagoi duke thënë: Harroi kjo që çuni i babit [emri i fshirë] i vendoste 500 euro në ballë dhe i bëheshin sytë me zemra kësaj…i urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq.
Komenti i Rikes është bërë për një intervistë që djali i Ardian Fullanit, Erik Fullani ka dhënë për Dojnën. Gjatë një video live që këta të fundit kanë bërë në Instagram, dikush i shkroi duke e pyetur: A ke ndonjë 500 euro për të na i dhënë?. Ai nxori 500 euro dhe i mbuloi sytë Dojnës, e cila reagoi duke thënë “Oh my God” (Oh, Zot!).
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb