Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kaluar me sukses një ndërhyrje kirurgjike në zemër që kishte para një muaji.
Ajo ditën e sotme (e mërkurë) bëri me dije se është rikthyer në Kosovë dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore, ani pse akoma i duhet kohë për t’u kthyer në normalitet.
“Pas pesë javësh po kthehem në Kosovë! Falë Zotit jam mirë edhe pse me duhet ende kohë për tu kthyer në normalitetin e jetës, aktivitetin dhe punën time të përditshme! Mirënjohëse pa fund, falënderuese deri në përulësi për secilën dhe secilin që në çfarëdo forme ishte me mua gjatë tërë kësaj kohe”, tha ajo.
Ndërkohë me t’u rikthyer, ajo u prit ngrohtë dhe me shumë dashuri nga miqtë dhe të afërmit.
Ka qenë këngëtarja Leonora Jakupi, e cila ka ndarë një fotografi krah saj, duke i uruar mirëseardhje.
“Mirë se erdhe motrushja ime”, u shpreh ajo.
Në një tjetër imazh, ajo publikoi nënën e saj që po merrte një puthje nga Musliu.
Ato duket se janë mikesha të mira pasi janë shfaqur shpesh krah njëra-tjetrës.