Një gjest i Jetmir Salajt u komentua tejet shumë gjatë kësaj jave në Big Brother VIP Albania 3.
Ai u la nudo në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe ky veprim nuk i shpëtoi banorëve.
Kjo u komentua edhe nga konkurrentët e tjerë, të cilëve duket se nuk iu pëlqeu.
“Isha duke hyrë në tualet dhe pashë që hoqi të mbathurat dhe thashë çfarë ndodhi. Ndoshta unë kam më shumë turp dhe për vajzat e shtëpisë dhe që më sheh mami, motra, mbesa. I thashë kamerës kthehu, e kisha për vajzat e shtëpisë. E ktheva me të qeshur sepse nuk doja ta bëja dramatike”, u shpreh Meritoni gjatë spektaklit.
Jetmiri nga ana tjetër tha se mbase këtë e ka bërë për të tërhequr vëmendje.
“Mua më bëri për të qeshur dhe me këtë gjest tregoi që çdo kush ka vullnetin për t’ju afruar, salla ka qenë bosh. Ai dushin e ka bërë tek xhami që është i mbuluar. Edhe kamerat e zgjehdin vetë që duan ta transmetojë apo jo. Meritoni ishte mashkull dhe ishte dëshmitar”, theksoi Roza Lati.
Dhe në fund, Rike Roçi shtoi: “Mua më duket e gabuar sepse unë e bëra të madhe”.
ks