Besfort Lamallari ka reaguar pas largimit nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme, duke e cilësuar drejtimin e institucionit si një nga kapitujt më të rëndësishëm të karrierës së tij. Në një mesazh publik, Lamallari shpreh mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë dhe paralajmëron angazhimin e tijtë ri në ekipin qeverisës.
Lamallari falënderon gjithashtu bashkëpunëtorët dhe familjen për mbështetjen gjatërrugëtimit të tij, ndërsa i uron sukses pasardhësit në detyrë, Ervin Demos, duke shprehur bindjen se ai do të vijojë prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
REAGIMI
Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen.
Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues.
Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë Kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes anagazhimit të ri si pjesë e ekipit të Tij.
Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja deri në sakrificë e familjes time
Urime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo. Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
