1
Dy punëtorë janë lënduar gjatë së hënës në Trepçë pasi kishin rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Të dy po intervenonin në një trafo atje.
Njëri nga punëtorët i takon kësaj ndërmarrje, derisa tjetri asaj KOSTT.
Ky i fundit po trajtohet në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar në emergjencë, Avdush Bajgora, ka pësuar djegie në fytyrë.
“Pacientit në fjalë i është bërë EKG-ja, për të konfirmuar gjendjen e tij të përgjithshme dhe ka rezultuar që është normale, mirë po shkak të lëndimit që i është shkaktuar në dorë dhe fytyrë, pacienti është dërguar në Kirurgjinë Plastike me parametra vitale stabile”, tha ai për Klan Kosova.
ks