ShowBizzz

“U martuam fshehurazi”- Stresi zyrtarisht single, si e mësoi që Keisi kishte bërë kërkesë për divorc në gjykatë

Stresi dhe ish-partnerja e tij, Keisi janë zyrtarisht të divorcuar. Reperi ka zbuluar se ish-partnerja e tij kishte bërë kërkesë në gjykatë për t’u ndarë dhe ai e ka zbuluar në momentin që i ka ardhur letra për t’u paraqitur në seancë.

“Të them të drejtën, unë kam pasur një lidhje martesore. I celebruar me ish-partneren që kam pasur dhe e përshëndes shumë. Është vajzë e mrekullueshme. Unë nuk dija seç ishte dashuria. U martuam kështu fshehurazi. Edhe kur vjen një letër para dy ditësh dhe thotë që të mërkurën duhet të jesh në gjyq.

Dhe shoh që ishte civile shkruante aty. Dhe në momentin që shkoj aty më pret avokati sot edhe më thirrën Arkimed Lushaj dhe ‘Filane’ Lushaj’. Unë po rrija. Isha habitur me të thënë të drejtën se po vija edhe nga xhirimet. Kur futem aty edhe e shoh thashë wow”, tha Stresi në Top Albania Radio.