Ardian Bujupi ka kurorëzuar me martesë romancën e tij të dashurisë me partneren, Fjolla. Ardiani ka dashur që të ruajë privatësinë duke bërë një ceremoni martesore të fshehtë me një numër të kufizuar të ftuarish, por shumë shpejt u zbulua identiteti i vajzës, e cila është shtetase kosovare por jeton ne Gjermani.
Së fundmi bashkëshortja e artistit ka publikuar një foto në InstaStory, ku pa pas saj duket pak Ardiani.
Kjo është edhe foto e tyre e parë së bashku, e publikuar në rrjete sociale.