Lajme

U mbyt në lumin Buna teksa peshkonte, gjendet trupi i 65-vjeçarit nga Mitrovica

Trupi i pajetë i 65 vjeçarit kosovar është gjetuar pas dy ditë kërkimesh intensive në lumin Buna.

I ndjeri, banues në Mitrovicë ra akisdentalisht në ujë, gjatë kohës që ishte duke peshkuar. Trupi i tij i pajetë u gjet në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin.

“Informacion shtesë/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar 65 vjeç, banues në Mitrovicë,  i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi,” njofton policia.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo