24-vjeçarja, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-i fejuari i saj, pasi ky i fundit vrau babanë e saj dhe plagosi nënën, ndodhet aktualisht në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje nga grupi hetimor.
Ndërkohë, nëna e saj, 55-vjeçarja Belere Plaka i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka zgjatur rreth pesë orë, pas plagëve të rënda të marra nga arma e zjarrit.
Burime spitalore bëjnë me dije për korrespondentin e Top Channel Neritan Trifoni, se, pavarësisht ndërhyrjes së gjatë të ekipit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore vijon të jetë e rënduar dhe ajo mbetet nën kujdes intensiv./Top Channel
