Gjatë ditës se nesërme do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit për media, kjo seancë nis nesër nga ora 10:00. Në njoftim bëhet e ditur se për diskutim janë gjashtë pika të rendit të ditës
Rendi i ditës:
1.Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.Pyetjet parlamentare,
4.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
5.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
6.Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
