Gazetari i njohur Saimir Kodra ka rrëfyer se së fundmi është përballur më një situatë të çuditshme. Teksa drejtonte automjetin ai është nga ndaluar nga policia me pretendimin se po përdorte celularin .
“Po cilin telefon more? Më jep pak telefonin tënd ta gjej ku e kam lënë” i është përgjigjur Saimiri policve rrugorë.
“Dola sot në mëngjes prej shtëpie. Më ndaloi një patrullë policie. Më lajmëruan te rrethrrotullimi më tha që ishe me telefon në dorë. Ou thashë, telefoni. I thashë me jep telefonin tënd ta shoh se ku e paskam lënë meqë e paskam pasur në dorë.”
Më pas shtoi: I bie telefonit, e kisha harruar në shtëpi. Më tha njëri atje tha tek rrethrrotullimi që të kanë parë me celular në dorë, unë celularin në shtëpi.
Duke i ironizuar Saimiri falenderoi policinë e qarkullimit që e bënë të kuptojë se kishte harruar telefonin në shtëpi.
“Falenderoj policinë e qarkullimit që sot më kurseu rrugën mos të vija deri në Klan por u ktheva përnjëherë pastaj dhe u ktheva në shtëpi për ta marrë” tha Kodra në emision “Stop.”
lokimagazine