ShowBizzz

U ndanë apo janë ende bashkë? Ilnisa Agolli tregon të vërtetën e marrëdhënies së saj dhe Meritonit

Ilnisa Agolli, ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, i ka qetësuar fansat përmes një postimi në story-n e saj në Instagram, ku shfaqet një bisedë e ngrohtë dhe plot humor.

Në mesazhin e publikuar, hidhen poshtë spekulimet për një ndarje mes saj dhe Meriton Mjekiqit.

“Bashkë i ke në krevat”, thuhet në mesazh, duke treguar se çifti janë ende bashkë.

Në rrjet prej disa ditësh është aluduar se ka ndarje mes çiftit, por ky postim i ndarë nga Ilnisa tregon se ata janë më se të lumtur së bashku.