Prej disa ditësh, fakti që Elijona dhe Klodi nuk janë parë bashkë kishte ngritur dyshime në rrjet për një krizë të mundshme mes çiftit.
Një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj këtyre aludimeve ka ardhur nga Olti Curri, i cili ka publikuar një fotografi me Klodin nga eventi i fundit i Maison de Parfum Tirana dhe Amouage, i zhvilluar në jug të Shqipërisë. Në këtë event Elijona nuk ishte e pranishme.
Krahas fotografisë, Olti ka shkruar:
View this post on Instagram
Një tjetër detaj që i ka dhënë edhe më shumë peshë deklaratës është fakti se postimi është pëlqyer edhe nga vetë Klodi, duke lënë të kuptohet se ai e aprovon mesazhin e Oltit dhe duke zbehur kështu dyshimet për një ndarje nga Elijona.
Çifti vazhdon të jetë mjaft i komentuar që prej historisë së tyre në Big Brother VIP Kosova, ndaj edhe mungesa e paraqitjeve të përbashkëta gjatë ditëve të fundit kishte mjaftuar që ndjekësit të ngrinin pikëpyetje.
