ShowBizzz

U panë të shoqëruar bashkë, Keisi dhe Dj Geek bëjnë “hapin” tjetër!

Kohët e fundit është përfolur mjaft për afërsinë e Dj Geek dhe Keisi Medinit, madje u publikuan edhe pamje që tregonin se dyshja po kalon kohë me njëri-tjetrin në një nga klubet e Prishtinës.

Por afërsia e tyre është përtej kësaj mbrëmjeje. Sipas Prive, Keisi ka qenë prej një jave në Prishtinë për punë në muzikë dhe jo vetëm.

Ajo dhe Geek janë parë shumë të afërt nga dëshmitarët okularë qysh të hënën e kaluar duke nxitur thashetheme se diçka po lind mes tyre.

Kjo është hera e parë që Geek shfaqet i afërt me një vajzë që kur u përfol për ndarje nga Dafina, pas disa viteve së bashku.