Disa postime të Arbana Osmanit ditën e djeshme tërhoqën vëmendjen dhe na lanë të gjithëve të mendojmë se moderatorja do të rikthehej në ekran.
Fillimisht, u supozua se programi do të ishte “Love Island”, nisur nga ngjashmëria e sallës.
Megjithatë, vetë Arbana vendosi t’i japë fund aludimeve në rrjet dhe të na tregojë se për çfarë bëhet fjalë.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Arbana rikujtoi intervistat e Eduartit, i cili thoshte se ajo ishte aktore shumë e dobët.
Tanimë, ajo do të marrë pjesë në filmin më të ri të regjisorit, “The Passport”.
“E mbani mend kur dilte nëpër intervista e fliste sa aktore e dobët isha dhe se nuk do më merrte më kurrë në film? Urdhëro”, shkroi Arbana, duke na thënë se ndoshta Eduarti ka ndërruar mendje!
lokimagazine